• Fri. Nov 7th, 2025

VV dhe AAK bashkojnë forcat në Viti për balotazhin e 9 nëntorit

Bykfvanews

Nov 7, 2025

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komunën e Vitisë, Labinot Bislimi, ka njoftuar se dega që ai drejton ka vendosur të përkrahë Lëvizjen Vetëvendosje në balotazhin e 9 nëntorit, ku Arsim Ademi do të përballet me Sokol Halitin të LDK-së.

Bislimi tha se pas disa ditësh konsultimesh ndërmjet dy degëve dhe pas përafrimit të vlerave, ideve dhe programeve, është nënshkruar marrëveshja e koalicionit.

Ai shtoi se ky vendim është rrjedhojë e pozicionimit të AAK-së në Viti kundrejt “të keqes së komunës” që sipas tij përfaqësohet nga Sokol Haliti.

“Ky koalicion e shpreh guximin tonë për të qenë pjesë e proceseve politike dhe për të mbështetur dinamikat shoqërore, duke shtyrë përpara vlerat, idetë dhe projektet e nevojshme për qytetarët e komunës tonë”, tha Bislimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *