• Thu. Nov 20th, 2025

Arrestimi i Astrit Isufit, deklarohen nga Prokuroria në Gjakovë

Nov 7, 2025

Prokuroria Themelore në Gjakovë e ka konfirmuar arrestimin e Astrit Isufit nga Sankovci i Drenasit, i cili ishte në arrati prej dje, pasi dyshohet se vrau dy vëllëzërit e gruas së tij nga Golluboci i Malishevës, shkruan KFVA.

Sipas Prokurorisë do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.