• Thu. Nov 6th, 2025

Bashkëpunëtorit të Salih Zybës i ngritet aktakuzë për korrupsion

Bykfvanews

Nov 6, 2025

Prokuroria sot njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti, si dhe ndaj Hasan Morinës, Liridon Fandajt dhe Sali Dakajt, për veprat penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Një ndër personave që iu ngrit aktakuzë është edhe Liridon Fandaj, bashkëpunëtor besnik i Sali Zybës.

Sipas aktakuzës së siguruar Sali Dakaj akuzohet se më 24 nëntor 2019 i ka dhënë 150 mijë euro Hasan Morinës, me qëllim që ky i fundit të ndikonte te vendimmarrja e gjykatësit Latif Xhemaili për një lëndë përmbarimore.

Marrëveshja thuhet se ishte koordinuar nga Liridon Fandaj. Për të gjitha veprimet, Dërguti, sipas aktakuzës, ishte në dijeni, por nuk e lajmëroi rastin tek organet kompetente.

Morina, Fandaj dhe Dakaj akuzohen për “Ushtrim ndikimi”, ndërsa Dërguti për “Moslajmërim të veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Aktakuza përshkruan takime dhe diskutime që janë zhvilluar në Prishtinë, Suharekë dhe Prizren, ku është kërkuar dhe dhënë shuma e parave, si dhe koordinimi mes të akuzuarve për të ndikuar në vendimmarrjen e gjykatësit.

Kush është Liridon Fandaj?

Liridon Fandaj, njëri nga njerëzit e Vetëvendosjes në Suharekë Fandaj ishte përfshirë në aferën që fliste për një korrupsion të nivelit të lartë ku pretendohej që të paktën 150 mijë euro ishin dhënë për ish-kryeprokurorin e Apelit.

Fandaj,ishte kandidat për Kuvendin Komunal të kësaj komune, Fandaj kishte fituar votat për kuvendar komunal në vitin 2021.

Ai ishte suspenduar nga pozitat e tij në këtë parti në qershor të vitit 2022.

Megjithatë, ai ka vazhduar të marrë pjesë në takimet dhe tubimet e mbajtura nga LVV.

Teksa, edhe ishte në listën e VV-së për Kuvend Komunal në Suharekë në zgjedhjet lokale 2025.

Ai njihet si bashkëpunëtorë i afërt i Sali Zybës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *