• Thu. Nov 6th, 2025

Dalin 100 eurot e studentëve, Kurti jep lajmin tri ditë para zgjedhjeve

Bykfvanews

Nov 6, 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, shkruan KFVA.

Ai ka thënë se pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim.

“Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë. Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim. Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit”, ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *