Njësitë relevante të Policisë së Kosovës tashmë janë prezentë në fshatin Golluboc të Malishevës, konkretisht në shtëpinë ku ndodhi vrasja e dyfishtë.
Në arrati, akoma gjendet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve.
Ndërkohë, vrasja është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezi.
“Rreth orës 11:30, Policia e Kosovës është njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vëllezër), janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Gulluboc të Malishevës. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tyre. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore,” ka deklaruar Elezi.

