Dy vëllezër janë vrarë sot në Golluboc të Malishevës, teksa i dyshuar është dhëndri i tyre.
Gazeta merr vesh se viktimat janë një 30-vjeçar dhe një 40 vjeçar.
Lajmin për vrasje e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
Graishta tha se i dyshuari ndodhet në arrati.
“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat janë dy vëllezër, ndërsa i dyshuari dyshohet se është dhëndër i tyre, për momentin është në arrati. Policia është në kërkim të tyre”, tha Graishta./KFVA./

