Kryetari i Tuzlës, Zijad Lugaviq, ka njoftuar se nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në Shtëpinë e Pensionistëve, kanë vdekur 11 persona.
Tre policë dhe pesë zjarrfikës janë dërguar për trajtim mjekësor, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Ndër të lënduarit ka edhe punonjës shëndetësorë si dhe punëtorë të Shtëpisë së Pensionistëve në Tuzlë, raporton Vijesti.ba, përcjell KFVA.
30 persona tjerë janë shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Tuzlës.
Zjarri ka shpërthyer pak para orës 21:00 në një nga katet e sipërme të ndërtesës.

