• Wed. Nov 5th, 2025

Aksident trafiku në Carralevë të Shtimes, lëndohet një person

Bykfvanews

Nov 5, 2025

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Carralevë të Shtimes, ku një person ka pësuar lëndime trupore

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli, tha për Telegrafin, se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 02:23 kemi pranuar një informatë se në fshatin Carralevë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja. Një person është lënduar dhe është trajtuar në Shtime”, tha ai.

Veseli tha se detaje tjera lidhur me aksidentin do të bëhen publike më vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *