• Tue. Nov 4th, 2025

Avokati i serbit të rrëmbyer nga xhandarë serbë: Atij i është larguar njëra veshkë, institucionet e Serbisë s’po deklarohen

Bykfvanews

Nov 4, 2025

Millan Vukashinoviq, qytetar i Kosovës me nacionalitet serb, u rrëmbye të shtunën nga xhandarmëria serbe, sipas raportimit të Policisë së Kosovës.

Avokati i tij, Ivan Niniq, ka bërë të ditur në intervistë sot se gjendja shëndetësore e Vukashinoviqit është kritike dhe se të gjitha informacionet që posedon janë nga burime jozyrtare, pasi versioni zyrtar i institucioneve serbe ende mungon.

Niniq ka bërë të ditur se nga vendi i ngjarjes është zhdukur automjeti i Millanit, një Lada Niva, si dhe të gjitha gjërat personale të tij.

“Familja e Millan Vukashinoviq ka marr dje informacione për gjendjen e tij shëndetësore në Qendrën Klinike të Nishit, por këto informacione janë të pakta. Atij i është larguar njëra veshkë si dhe përhura e mushkërive, derisa plumbi që ka përfunduar në shtyllën kurrizore ende nuk është nxjerrë. Kështu që ne nuk e dimë se a do të mbetet Millani invalid, situata është kritike dhe ai gjendet në shok dhomë. Nëna e tij dhe anëtarët tjerë të familjes nuk ia dolën dje t’a shohin, kështu që ne nuk kemi asgjë zyrtare nga Qendra klinike në Nish, në veçanti nuk kemi informacione nga organet e sigurisë, mendoj ushtria serbe dhe policia serbe e cila që nga e shtuna nuk është deklaruar. Është fakt se organet shtetërore serbe nuk po deklarohen nga e shtuna, ngjarja ka ndodhur diku rreth mesditës. Ai ka humbur mjaft gjak gjatë bartjes nga Prokupla në Nish dhe kjo në mënyrë drastike është reflektuar në shëndetin e tij. Është evidente që ai nuk ka mundur të merr ndihmë adekuate mjekësore në Prokuple”, ka deklaruar ai.

Niniq theksoi se duhet të ketë një hetim ligjor dhe nuk sheh arsye për mosdeklarimin e institucioneve serbe lidhur me rastin.

“Unë dje isha pak i vrazhdë në deklarimin tim meqë i parashtrova pyetjen organeve serbe se a është qëlluar, Millan Vukashinoviq është qëlluar, meqë plumbi është në shtyllën kurrizore dhe se plaga hyrëse me shumë gjasë është nga pjesa e shpinës. Andaj ,nuk shoh arsye që opinionit mos t’i sqarohet në çfarë rrethana ka ndodhur ky incident, pse të gjitha institucionet po heshtin, pse nuk ka hetim, pse nuk është deklaruar prokuroria. Familja e Millanit ka të drejtë të di të vërtetën e plotë”, ka theksuar avokati.

Avokati tha se ka informacion se në aksion kanë marrë pjesë tre automjete pa targa, që besohet se i përkasin Ushtrisë Serbe (Korpusi i Tretë në Nish). Një numër i madh personash të veshur me uniforme dhe maska pa shenja identifikuese kanë qenë të pranishëm në Prokuplje pas ngjarjes.

Niniq shtoi se nuk mund të konfirmojë llojin e armatimit që është përdorur, si dhe rrethanat e saktë të plagosjes dhe rrëmbimit të Vukashinoviqit.

Ai tha se është e rëndësishme që Vukashinoviq të ketë mundësinë të japë versionin e tij të ngjarjes.

“Unë kam informacion se në aksion kanë marr pjesë 3 automjete pa targa, më se e besueshme se i takojnë ushtrisë serbe, Korrpusit të tretë në Nish, se një automjet ka qenë me targa dhe se numër i madh i personave të veshur me kombinezonë, uniforma maskuese pa shenja identifikuese dhe maska në kokë kanë qenë të pranishëm në Prokuple pas këtij incidenti. Unë nuk mund të pohoj se cilit formacion i takojnë dhe se a është plagosur ai gjatë aksionit që nënkupton edhe rrëmbimin e tij, apo ka qenë plagosje në një vend të hapur. Nuk mund të them as çfarë armatimi është përdorur. Në fakt unë nuk mund as të pohoj as të demantoj komunikatën e Policisë së Kosovës. Për ne është më e rëndësishme që Millani sa më parë të mund të thotë versionin e vet të ngjarjes. Tash Nuk e dijm se a është arrestuar, a i është caktuar masa e paraburgimit, a do të mund familja të bisedoj me të dhe a do të mund unë në cilësinë e avokatit të bisedoj me të në dhomën e tij në spital. Tash për tash absolutisht asgjë nuk është e qartë lidhur me këtë rast, përveç faktit se është qëlluar dhe se mjekët po luftojnë për jetën e tij”, ka deklaruar ai .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *