Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Glauk Konjufca është propozuar mandatar i dytë për kryeministër të vendit.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se afati kushtetues përfundon nesër dhe se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk mund të mandatojë askënd për krijimin e qeverisë, raporton KFVA.
“Afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe presidentja e vendit nuk ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë, pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme.Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka thënë “kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”.

