• Mon. Nov 3rd, 2025

Aksident i rëndë në Rahovec, vdes një motoçiklist pas përplasjes me veturë

Bykfvanews

Nov 3, 2025

unfall mit motorrad

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me traga vendore dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në QKMF Rahovec, pastaj për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka humbur jetën.

Në raportin 24-orësh, thuhet se lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa drejtuesi i veturës, ka pësuar lëndime është dërguar për tretman mjekësor dhe ndaj tij prokurori ka lëshuar vendim për masën e ndalimit 48 orë.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *