• Mon. Nov 3rd, 2025

Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

Bykfvanews

Nov 3, 2025

Kjo javë parashihet të jetë me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Të hënën dhe të martën priten reshje shiu, me intensitet më të theksuar gjatë ditës së hënë, ndërsa të martën reshjet do të jenë më të dobëta dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin e vendit.

Këto reshje do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve hidrologjike dhe do të kenë ndikim pozitiv në sektorin e agrometeorologjisë.

Mëngjeset pritet të jenë relativisht të ftohta, me mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e para të ditës. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe juglindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *