• Mon. Nov 3rd, 2025

Ujësjellësi i Mitrovicës bën publik një njoftim që ka marrë nga Ibër-Lepenci: Do të ketë mungesë të ujit në disa pjesë

Bykfvanews

Nov 1, 2025

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se sot do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor “Ibër-Lepenc” që për pasojë mund të ketë mungesë të ujit ne zonat më të larta të qytetit dhe në fshatrat përreth.

Kjo kompani tha se ekipet e tyre janë në terren dhe po e monitorojnë situatën, ndërsa tha se do të ndërmerren masa për normalizim të furnizimit kur niveli i ujit në këtë kanal të stabilizohet.

“Ju njoftojmë se nga kompania “Ibër-Lepenc” jemi informuar se gjatë ditës së sotme do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor “Ibër-Lepenc”. Si pasojë e kësaj, Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc do të punojnë me kapacitet të reduktuar të prodhimit, gjë që mund të shkaktojë mungesë të ujit, veçanërisht në zonat e larta të qytetit dhe fshatrat përreth. Ekipet tona janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e furnizimit sapo të stabilizohet niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc””, u tha në njoftim.

Njoftimi vjen pas lajmeve që uji ka përfshirë punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit për këmbësorë.

Atje pronari i kompanisë ndërtuese, Jahir Nimani, ka akuzuar se brana është lëshuar qëllimshëm nga Ujmani për të dëmtuar punimet derisa u ankua se shumë pajisje e materiale janë dëmtuar nga uji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *