• Sat. Nov 1st, 2025

Limaj flet pas takimit me presidenten: Osmani e ka të qartë që s’ka shumicë për qeverinë

Bykfvanews

Oct 31, 2025

Kryetari j NISMA-s Fatmie Limaj ka thënë se shkuarja në takimin e sotëm te presidentja është ‘’obligim kushtetues’’.

‘‘Shkuarja e sotme është obligim kushtetues, që me kanë transkript që me kanë e shënuar, mos me pas mundësi me u keqpërdor, me deklarua qëndrimin partitë opozitare. Në transkript edhe ajo e kryn një detyrë kushtetuese edhe ne. Prezenca e sotme aty ka qenë detyrim kushtetues, për mos me lanë kurrfarë hapësirë të devijimit ose të keqpërdorjes së situatave’’, ka thënë ai.

Ai ka thënë edhe se gjatë takimit, i është drejtuar presidentes Vjosa Osmanit, duke i thënë se ‘’kurrë ma lehtë s’e ke pas këtë punë’’, pasi që partitë e mëdha kanë kërkuar të shkojnë në zgjedhje.

‘’Mas deklarimit të dy partitë të mdhaja, tri në fakt, që nuk kanë shumicë dhe kërkojnë me shku drejtë zgjedhjeve nuk kanë mandatar nuk kanë ofru mandatar, unë kam thanë presidente kurrë ma lehtë se ke pas këtë punë, nuk ke nevojë me prit këtë çështje, tanimë e keni të deklaruar publikisht që nuk ka mundësi me pas mandatar të dytë dhe nuk ka përpjekje me pas mandatar të dytë. Me dashtë këta njerëz këtu munde me ndërtu një qeveri kalimtare sot. Por po shihet që s’ka vullnet politik. Pastaj na është kërkuar nga kryetari i VV që për dy ditë një konsultim. Mandat presidentja nuk mundet me dhanë nëse s’ka demonstrim të shumicës. Presidentja e ka të qartë, shumë të qartë që shumicë për të ndërtuar qeverinë nuk ka në këtë përbërje të parlamentit’’, ka deklaruar ai.

Tutje, i pyetur nëse ka mundësi për një skenar tjetër të krijimit të qeverisë, përmes mandatimit të Glauk Konjufcës, dorëheqjes së Dimal Bashës, dhe zgjedhjes së Limajt kryekuvendar, i pari i NISMA-s, e mohoi këtë duke thënë se këtë e ka dëgjuar për herë të parë sonte.

‘’Jo këtë e dëgjova prej Beratit sonte këtu. Mendoj që kjo çështje është e mbyllur vendi po shkon në zgjedhje. Fatkeqësisht ka pasur 8 muaj kohë për të ndërtuar. ME ligj dhe Kushtetutë me 5 më së largu, presidentja duhet me nxjerrë dekretin për shpërndarjen e parlamentit, dhe prej momentit kur nënshkruhet dekreti, presidentja i ka edhe 10 ditë kohë me i shpallë zgjedhjet. Dhe unl shpresoj që presidentja nuk do ti shfytëzojë këto 10 ditë’’, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *