• Sat. Nov 1st, 2025

Përparim Rama për vendimet e qeverisë: Përpjekje për blerje votash nga një qeveri pa mandat

Bykfvanews

Oct 31, 2025

Sot  Qeveria në detyrë, në një mbledhje ku u miratua buxheti për vitin 2026 në vlerë 4 miliardë euro, vendosi  për rritjen e pagës minimale, pensioneve e shtesave për fëmijë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se vendimet e sotme të qeverisë, janë përpjekje për blerje votash.

Rama tha se qeveria nuk ka mandat për këto vendime.

“I mban jashtëligjshëm buxhetin tonë, kemi bërë padi ndaj ministrit dhe tre zyrtarëve. Kjo çka ka ndodhur sot me buxhetin 2026 nga një qeveri pa mandat, është e pastër një përpjekje për blerje votash, një javë para balotazhit”, tha Rama.

Përparim Rama po ashtu tha se pret votë nga të gjithë qytetarët e Prishtinës. Madje, tha se pret votë edhe nga Hajrulla Çeku, duke ironizuar kështu me projektet e tij.

“Unë pres votë edhe prej Hajrulla Çekut se ai e din që nuk kanë vizion, propozimet e tyre vetëm i kemi përfundu, disa jemi në përfundim e sipër, derisa ai paraqet që do me pru në Prishtinë. Shumë prej tyre ne kemi kry, edhe ai do të më votojë”, tha Rama.

Rama tha se Çeku nuk ka liri për vendimmarrje.

“Kjo tregon se kush kullet, një person që nuk ka liri për vendimmarrje vet, të cilit i anulohen pjesëmarrjet në debate prej dikujt aty në parti pa e vetë atë hiç, e deri te dikush me ia mbajt dorën me marrë me veti si kryetari i partisë. Këta e kanë tregu 8 vjet se çka munden me bo për zhvillim të Prishtinës. Prishtina ka pas stagnim total, Prishtina ka shku në humnerë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *