• Fri. Oct 31st, 2025

Mbyllet përkohësisht gjysma e tunelit në Dardani për aktivitete kulturore

Bykfvanews

Oct 31, 2025

Sot do të jetë e mbyllur përkohësisht gjysma e tunelit/rrugës nga segmenti që shpie drejt shkollës “Xhemajl Mustafa” deri te hyrja e tunelit në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Kryeqyteti Prishtina ka njoftuar se mbyllja bëhet për shkak të zhvillimit të aktiviteteve kulturore të organizuara nga “Kultura House”.

“Për nevoja teknike dhe për sigurinë e qytetarëve, do të mbyllet përkohësisht gjysma e tunelit/rrugës, nga segmenti që shpie drejt shkollës ‘Xhemajl Mustafa’ deri te hyrja e tunelit, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri pas përfundimit të aktivitetit dhe pastrimit të hapësirës publike” .

“Pjesa tjetër mbetet e lirë për qarkullim. Aktivitetet kulturore do të nisin nga ora 20:00, me performanca muzikore dhe artistike duke sjellë një atmosferë festive në Dardani”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë e Kulturës, ka pohuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e ngjarjes dhe sigurinë e pjesëmarrësve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *