• Thu. Oct 30th, 2025

Njohja nga Siria| Osmani e mbajti fshehur se në takim ishte edhe Tërnava, BIK’u publikon fotografitë

Bykfvanews

Oct 30, 2025

Shteti i Sirisë dje njohu shtetësinë e Kosovës.

Një gjë të tillë e bëri të ditur Presidenca e Kosovës, pas takimit që pati presidentja Vjosa Osmani në Riad me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud dhe atë të Sirisë Al Sharaa.

Presidenca në fotografitë e publikuara nuk shfaqte prezencën e myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavës.

Megjithatë, BIK’u përmes një njoftimi të djeshëm bëri të ditur se prezent në takim ishte edhe Tërnava.

“Në takimin e sotëm ndërmjet presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman al Saud, presidentit të Sirisë, Ahmed al Sharaa dhe Myftiut Naim ef. Tërnava, kryetari i Sirisë deklaroi se Siria njeh pavarësinë e Kosovës, dhe shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *