Mbetje eshtërore janë gjetur në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë.
Rasti ka ndodhur derisa një familje e cila po gërmonte te një varr për një familjar të tyre, ka hasur në një batanije.
Njësitet policore të Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
“Mitrovicë Veri / 1998-1999. Njësitet policore të DHKL-së në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku një familje gjatë hapjes-gërmimit të një varri për një familjar të tyre, ka hasur në një batanije me mbetje eshtërore të cilat dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/

