• Tue. Oct 28th, 2025

Limaj flet për takimin e parë me Kurtin: Më tha jemi të interesuar të jeni pjesë e qeverisjes

Bykfvanews

Oct 28, 2025

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për takimin e parë që ka pasur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në lidhje me negociatat për formimin e institucioneve.

Limaj tha se në këtë takim, Kurti i ka thënë se do partneritet dhe se janë të interesuar që ai të jetë pjesë e qeverisjes.

“Në takimin e parë me kryeministrin i kam thënë për çka më ke ftu, a me ke ftu për t’i dhënë votat, apo për partneritet. Nëse më keni ftuar për shkak se u duhen tri votat e Nismës, e mbyllim këtë temë këtu dhe unë kam vendosur t’i jap votat pa asnjë temë. S’kam dashur ta shoh kryeministrin në një situatë të sikletshme “kam nevojë” kam dashur ta lirojë nga kjo”.

“Nuk kisha dëshirë të shkojë në atë, thjesht t’u krijohej mundësia institucioneve, nuk doja që kryeministri i vendit të ndjej ndonjë siklet në këtë situatë”.

“I thash unë dal në parlament dhe arsyetoj, qytetarëve t’u tregojë pse kemi vendosur ne Nisma ta votojmë një qeveri të pakicës pa marrë pjesë në të dhe pa pasur ti asnjë obligim ndaj nesh”

“Z.Kurti më ka thënë po dua partneritet. Shprehu mirënjohje, falënderim për atë që ne nuk jemi të interesuar ta fusim në negociata e siklet, por tha unë jam i interesuar për partneritet. Tha jemi të interesuar të jeni pjesë e qeverisjes, me ministri”, u shpreh Limaj në Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *