• Tue. Oct 28th, 2025

Fillon seanca ku pritet aktgjykimi ndaj ish rreshterit Senad Hamzic, i dyshuar për rrahjen e të dashurës- mbyllet për media

Bykfvanews

Oct 28, 2025

Në Gjykatën Themelore të Pejës, pritet të merret aktgjykimi ndaj ish-rreshterit policor, Senad Hamzic i cili akuzohet të ketë kanosur dhe lënduar lehtë policen Filloreta Kastrati, në maj të 2022-tës, shkruan KFVA.

Prokurorja kërkoi që seanca të jetë e mbyllur, për shkak të situatës së ndjshme, por kjo gjë u kundërshtua nga avokati i viktimës, Labinot Gashi.

Nga ana tjetër, avokati i të pandehurit, Gëzim Kollçaku, e mbështeti kërkesën e prokurores, duke thënë se që 3 vjet që po zhvillohet kjo çështje, më parë nuk kishte pjesëmarrje të palëve të tjera, duke aluduar se mediat janë ftuar me kërkesë të viktimës, me qëllim që të dëmtojë familjen e ish-rreshterit Hamzic.

Me këtë rast, gjyqtari Ademaj vendosi që seanca të jetë e mbyllur, për të mbrojtur jetën personale dhe familjare të palëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *