• Tue. Oct 28th, 2025

Kurti: I bëmë ftesë dy herë LDK-së dhe ishim në kontakt me Nismën, asnjëra s’pranoi bashkëpunim

Bykfvanews

Oct 27, 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në konferencë për media ka folur për dështimin e votimit të qeverisë së re të dielën e 26 tetorit. Ai tha se qeveria e re nuk u zgjedh përkundër tentimeve dhe gatishmërisë së VV-së, shkruan KFVA.

Kurti përmendi se LDK-së i kanë bërë ftesë dy herë dhe se kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Nismën, por që të dyja s’kanë pranuar ofertën e bashkëpunimit.

“Dje Kuvendi siç e pamë nuk arriti të zgjedh qeveri të re përkundër tentimeve te disahershme shteruese dhe gatishmërisë tonë të hapur e të sinqertë, përpjekjet për shumicën nuk e dhanë rezultatin të cilin e synuam. Asnjëra nga partitë që ju kemi bërë ftesë nuk ka pranuar të bëjë marrëveshje për bashkëqeverisje megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar që duhej të kishte koalicion. I bëm ftesë dy herë LDK-së dhe kemi qenë në kontakt te vazhdueshëm me Nismën. LDK refuzon kategorikisht një qeveri të udhëhequr nga unë, kurse Nisma përfundimisht nuk deshi të jetë në një qeveri që e drejtoj unë. Të pranonin ofertën tonë për bashkëpunim, jo vetëm që do t’i kishim numrat, por edhe do të mund të jepnim çështje zgjidhjes së Presidentit e cila na pret pas katër muajve”, tha ai.

“Duke parë disponimin elektorateve të VV-së dhe LDK-së, që duan ta shkëpusin LDK-në nga PDK-ja. Në vitin 2020 ja arritëm por vetëm për 51 ditë, e provuam përsëri me lidershipin e ri të LDK-së por pa sukses. E vetmja mënyrë se si LDK pranonte ishte që edhe PDK-ja të jetë aty brenda. Për neve kjo është e papranueshme. Katër vitet e këtij mandati na e kanë dëshmuar që qeveria është stabile, që përveç numrave në Kuvend i ka edhe në kuti të votimit”

“Dua të theksoj që unë dhe VV jemi të interesuar dhe angazhohemi të punojm që ta zhvillojmë shtetin. parnadja para çdo marrëveshje, ne zgjedhim zgjedhjet kjo është edhe arsyeja pse vendi, siç e pamë dje nuk ka rrugë a mënyrë tjetër përveç drejt zgjedhjeve të reja. Nuk ka qenë preferenca jonë”, tha Kurti në konferencë për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *