Sulmuesi i kuqezinjve, Mirlind Daku e ka cilësuar fitoren në Serbi si më të rëndësishmen në karrierën e tij.
“Për mua është fitorja më e madhe në karrierën time. Duke marrë parasysh gjithçka, rrethanat, historinë e gjithçka tjetër, e konsideroj si fitoren më të bukur dhe të veçantë”, ka thënë Daku.
Ai ndërkaq ka thënë se do të ishte fantastike që Kosova dhe Shqipëria të kualifikoheshin në Botëror.
“Po, mendoj se Kosova e meriton plotësisht të jetë në garë për play-off. Uroj me gjithë zemër që ta realizojë këtë ëndërr, sepse do të ishte një arritje historike. Do të ishte fantastike që si Shqipëria ashtu edhe Kosova të ishin në një Kampionat Botëror”, ka thënë Daku për gazetën Panorama.

