• Sun. Oct 26th, 2025

Publikohet marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së në Fushë Kosovë

Bykfvanews

Oct 26, 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës në komunën e Fushë Kosovës.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani përmes një postimi në Facebook thotë se kjo marrëveshje është shprehje e përgjegjësisë politike dhe e vullnetit të përbashkët për ta çuar Fushë Kosovën përpara, me një qeverisje moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.

Tashmë është publikuar edhe marrëveshja mes dy partive, e nënshkruar nga Besnik Osmanit (LDK) dhe Rrahim Tërnava (PDK).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *