• Sun. Oct 26th, 2025

Emrat që Kurti i la jashtë kabinetit qeveritar – kush u zëvendësua dhe kush u prezantua i ri?

Bykfvanews

Oct 26, 2025

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje sot në seancën për votimin e qeverisë së re që dështoi në votim, prezantoi edhe emrat për kabinetin e ri qeveritar. Në emrat që ai prezantoi u pa se kishte disa ndryshime, shkruan KFVA,

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi s’kishte asnjë pozitë në kabinetin e ri qeveritar të prezantuar nga Kurti.

Gjithashtu një emër tjetër ishte edhe ai i Rozeta Hajdarit e cila ishte lënë jashtë, duke e zëvendësuar me Mimoza Kusari-Lilën.

Poashtu, edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci s’kishte ndonjë pozitë, duke e zëvendësuar me Avni Zogianin.

Ndërsa kishte edhe befasi tjera. Donika Gërvalla u prezantua nga Kurti si Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë, duke e larguar kështu nga ajo e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e duke vënë në këtë pozitë ish-kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Fitore Pacollin, Kurti e prezantoi si Ministre të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Si Ministër të Kulturës ai prezantoi aktorin, Fatmir Spahiu.

Ndërsa, Xhelal Sveçlës, Ejup Maqedoncit, Arben Vitisë, Artane Rizvanollit ua kishte besuar pozitat e njëjta.

Emrat e prezantuar nga Kurti:

Zëvendësministër i parë dhe Ministër i Jashtëm, – Glauk Konjufca

Zëvendësministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave – Fikrim Damka

Ministër i Financave – Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla

Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu

Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministër i Arsimit – Avni Zogiani

Ministër i Kulturës – Fatmir Spahiu

Ministër i Sportit – Blerim Gashani

Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë – Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës – Dimal Basha

Ministre e Tregtisë – Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë – Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Veshall.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *