• Mon. Oct 27th, 2025

Berisha: AAK s’ka marrëveshje për ta votuar Qeverinë, ta mbajnë fjalën ata që thonin se s’kanë votë për Kurtin

Bykfvanews

Oct 26, 2025

Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha, nuk beson se sot do të votohet Qeveria e re.

Berisha ka thënë se ata që kanë deklaruar se s’kanë votë për Qeverinë, sot duhet ta mbajnë fjalën.

Ai beson se vendi do të shkojë në zgjedhje, teksa tha se AAK nuk ka marrëveshje për të votuar Qeverinë, shkruan Reporteri.net.

“Është mirë me i majt fjalët qata që thojshin s’kemi votë për Qeverinë. Edhe Albin Kurti është mirë me i majtë fjalët, ka thënë i kam votat për Qeverinë. Ne s’kemi marrëveshje, unë s’kam votë për këtë Qeveri. Besoj do të shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Berisha para seancës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *