Në Gjykatën Speciale, Jakup Krasniqi dorëzoi dhjetëra dokumente e video si dëshmi, por ato që përmbanin krimet e Serbisë në Kosovë u larguan menjëherë.
Se nuk do të flitej për to ishte thënë që më herët nga kryegjyqtari Charles Smith në një seancë të redaktuar për publikun.
Mbrojtjes së Krasniqit iu konsideruan pa lidhje me rastin edhe provat që ai dorëzoi lidhur me pretendimet se UÇK-ja kishte targetuar kundërshtarë, konkretisht për ndalimin e Enver Sekiraqës në Majac.
Ajo që zbulohet më në fund është se Sekiraqa, i arratisur nga drejtësia kosovare, nuk ka qenë vetëm viktimë, por edhe dëshmitar i Prokurorisë, mirëpo i larguar nga lista fillestare.