• Thu. Oct 23rd, 2025

Vritet një gazetare dhe kameramani ukrainas nga sulmet ruse

Bykfvanews

Oct 23, 2025

Gazetarja e kanalit televiziv Freedom, Olena Hubanova dhe kameramani Yevhen Karmazin u vranë në një sulm me dron rus Lancet në Kramatorsk, përcjell KFVA.


Vrasjen e tyre e konfirmojë edhe Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Donetskut, Vadym Filashkin, i cili u shpreh tejet i mërzitur nga humbja e tyre duke i kujtuar për punën dhe përkushtimin.

“Si rezultat i një sulmi me dron rus Lancet në Kramatorsk, gazetarja e kanalit televiziv Freedom, Olena Hubanova dhe kameramani Yevhen Karmazin u vranë. Që nga ditët e para të pushtimit të plotë të Rusisë, ata kanë mbuluar situatën në rajon, duke treguar të vërtetën për krimet e armikut, evakuimin e civilëve dhe historitë e mbrojtësve tanë. Ata punuan në pikat më të nxehta të rajonit të Donetskut, gjithmonë ndër të parët që mbërritën”, shkroi Filashkin.

Ai shtoi se kjo është një humbje e madhe për rajonin.

“Të mirë, të dhembshur, të drejtë dhe të ndershëm. Olena dhe Yevhen do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë ashtu… Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet, miqtë dhe kolegët e tyre. Rusia është një shtet terrorist dhe duhet të paguajë për të gjitha krimet e saj!” tha ai.

Siç raportohet nga Ukrinform, sipas Institutit të Informacionit Masiv, që nga fillimi i luftës ruso-ukrainase në vitin 2014, 113 punonjës të medias janë vrarë në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *