• Thu. Oct 23rd, 2025

Ushtarët e KFOR-it kryejnë misione të zbarkimit ajror në veri të Kosovës

Bykfvanews

Oct 23, 2025

Trupat amerikane, letoneze, polake, turke dhe gjermane në misionin e udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), kanë zhvilluar operacione ajrore në pjesën veriore, në kuadër të stërvitjeve  për ngritjen e aftësive ndërvepruese dhe gatishmërisë operacionale.

“Këto operacione, që janë zhvilluar ditën dhe natën me mbështetjen e njësive ajrore, u mundësojnë patrullave të arrijnë në zona kyçe përgjatë vijës administrative, duke forcuar ndërveprimin, koordinimin dhe gatishmërinë operacionale të forcave të KFOR-it”.

KFOR-i ka theksuar se aktivitete të tilla janë thelbësore për ruajtjen e kohezionit dhe gatishmërisë së njësive operacionale, duke garantuar që misioni të rrisë efektivitetin në mbështetjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *