Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shpërthimin e një rezervuari të oksigjenit në një ndërmarrje private në Kaçanik.
Për pasojë, një person është lënduar dhe po trajtohet në QKUK. Ndërsa, siç bën të ditur policia, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 200 mijë euro.
“Kaçanik 22.10.2025 – 11:30. Raportohet se si pasojë e një shpërthimi të një rezervuari të oksigjenit, në një ndërmarrje private, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 200 000 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.