• Thu. Oct 23rd, 2025

Policia jep detaje për shpërthimin në Kaçanik: I lënduari po trajtohet në QKUK

Bykfvanews

Oct 23, 2025

Një incident ka ndodhur të mërkurën në Kaçanik, ku ka shpërthyer një bombolë gazi.

Policia ka bërë të ditur se një person është lënduar ku aktualisht ndodhet në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësorë.

Sipas njoftimit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 200 mijë euro.

“Kaçanik 22.10.2025 – 11:30. Raportohet se si pasojë e një shpërthimi të një rezervuari të oksigjenit, në një ndërmarrje private, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK – Prishtinë për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 200 000 euro”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *