• Thu. Oct 23rd, 2025

Helikopteri me Presidenten në bord ngec në betonin e sapohedhur

Bykfvanews

Oct 23, 2025

Një gabim fatal ndodhi në Indi, teksa helikopteri që transportonte Presidentin e vendit, Droupadi Murmu, u ul mbi çimento të sapo shtruar dhe ngeci.

Siç mund të shihet në videot e transmetuara nga mediat lokale, policisë dhe zjarrfikësve iu desh të ndërhynin për ta liruar atë.

Incidenti ndodhi të mërkurën në mëngjes kur helikopteri që transportonte Murmu u ul në një pistë të përkohshme për uljen e helikopterëve në fshatin Pramandom.

Sipas mediave lokale, pista e përkohshme e uljes së helikopterëve ishte ndërtuar gjatë natës kur u vendos që helikopteri i Presidentit të devijohej në atë zonë në vend të destinacionit të tij fillestar në Nilakkal për shkak të kushteve të motit.

Megjithatë, për shkak të procesit të nxituar, betoni që ishte derdhur disa orë para mbërritjes së Presidentit nuk ishte tharë plotësisht. Zyrtarët më vonë konfirmuan se helikopteri ishte zhvendosur në një vend të sigurt pa asnjë të lënduar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *