Një person ka ka vdekur aksidentalisht sot në Fushë-Kosovë.
Viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi në hapësirën ku pritet të ndërtohet një ashensor, në një objekt në ndërtim e sipër.
Lajmin e ka konfirmuar Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi.
“Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit”, deklaroi Gashi.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës tha se sot në stacionin policor të Fushë Kosovës, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje.
“Rasti ka ndodhë në rrugën Agron Rrahmani në Fushë Kosovë, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 77 vjeç. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë.”, tha Ahmeti.