• Wed. Oct 22nd, 2025

Deputeti që sulmon të pasurit e heq ‘fshehurazi’ orën Rolex para se të dalë në kamera, akuzon mediat për dezinformim

Bykfvanews

Oct 22, 2025

Një video ka ndezur polemika në Francë, ku deputeti i partisë “Francës së Pamposhtur”, Louis Boyard, shihet duke hequr fshehurazi orën e tij luksoze para se të shfaqej në një intervistë live për BFMTV.

Boyard, i njohur për sulmet kundër të pasurve, po filmohej ndërsa Asambleja Kombëtare përgatitej të votonte mbi mocionin e mosbesimit që partia e Jean-Luc Mélenchon kishte depozituar kundër kryeministrit Sébastien Lecornu. Incidenti nxiti reagime të ashpra në rrjetet sociale, me përdorues që e cilësuan si hipokrizi, duke theksuar kontrastin midis mesazhit të tij politik dhe jetesës luksoze.

Pas polemikave, deputeti publikoi një video shpjeguese, ku u shpreh se ora nuk ishte Rolex, por një Tissot 295 euro, dhuratë nga miqtë e tij, dhe se zakonisht e hiqte për të mos e dëmtuar para kamerave. Ai akuzoi gjithashtu disa media për dezinformim ndaj tij.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *