• Wed. Oct 22nd, 2025

Zyrtari i arrestuar nën dyshimet për dallavere në tenderët 8.8 milionësh është udhëheqës i prokurimit në AME

Bykfvanews

Oct 21, 2025

Një zyrtar publik është arrestuar sot nën dyshimin për keqpërdorime në tenderë në vlerë 8.8 milionë euro, duke përshtatur kriteret për kompani të caktuara në mënyrë që të shpallen fituese.

Gazeta merr vesh se zyrtari i arrestuar është L.B, udhëheqës i prokurimit në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave.

Hetimi për të është zhvilluar bashkë me Prokurorinë Speciale, duke përfshirë sigurimin e dëshmive dhe masa të tjera hetimore, përfshirë sekuestrimin e pajisjeve komunikuese.

I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Bashkë me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rasti vazhdon të hetohet dhe Policia e Kosovës dhe në bashkëpunim me organet e drejtësisë do të ndërmerren veprime tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *