• Tue. Oct 21st, 2025

Ky është zyrtari policor i arrestuar dhe suspenduar për rrëmbimin në Veternik

Bykfvanews

Oct 20, 2025

Një zyrtar policor dyshohet të jetë përfshirë në një rast rrëmbimi që kishte ndodhur më 19 shtator 2025 në lagjen Veternik të Prishtinës.

Lidhur me këtë rast, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Policia e Kosovës kanë ndaluar katër persona të dyshuar, përfshirë edhe zyrtarin policor.

Gazeta merr vesh se zyrtari policor i arrestuar dhe suspenduar është Afrim Foniqi.

Për arrestimin e tij ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës, e cila pas veprimeve intensive hetimore nga hetuesit policorë është arritur të sigurohet prezenca e të dyshuarve. Gjatë operacionit hetimor janë sekuestruar një armë zjarri dhe një lodër që imiton armën automatike AK-47.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh për katër personat e ndaluar, ndërsa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e zyrtarit policor si pjesë e procedurave administrative.

Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës, IPK-së dhe Prokurorisë, me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.

Me ndalimet e fundit, numri i përgjithshëm i të arrestuarve në lidhje me këtë rast ka arritur në tetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *