• Tue. Oct 21st, 2025

Policia serbe bastis shtëpinë në Tërnoc të zyrtarit të AAK-së

Bykfvanews

Oct 20, 2025

Policia serbe ka kryer bastisje në shtëpinë në Tërnoc të zyrtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Naim Ramizit, i cili ka qenë edhe ish-pjestar i UÇPMB-së.

Bastisja ka ndodhur para disa ditesh, ndërkohë raportimi dhe pamjet janë publikuar sot në mediat lokale të Luginës.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Ramizi ka kandiduar për Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e AAK’së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *