• Tue. Oct 21st, 2025

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Bykfvanews

Oct 20, 2025

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë.

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes - Insajderi - Capture 275
Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes - Insajderi - Capture 276

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *