Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.
Sipas njoftimit të KQZ-së në Facebook, deri në orën 10:00 janë numëruar 104 kuti për zgjedhjet e kryetarëve të komunave.
Nga gjithsej pakot e pranuara, 29,636 fletëvotime janë aprovuar, ndërsa 3,977 janë refuzuar, kryesisht për shkak të mungesës së dëftesës së regjistrimit – 3,660 raste në total. Për votimet për kuvendet komunale janë numëruar 93 kuti.
KQZ po vazhdon të përditësojë rezultatet teksa procesi i numërimit të fletëvotimeve jashtë Kosovës përfundon.