• Tue. Oct 21st, 2025

Koalicioni me VV-në pa leje të partisë, vëllai i Xhafer Tahirit eskalon me gjuhë banale

Bykfvanews

Oct 20, 2025

Paraditen e së hënës, Xhafer Tahiri i LDK-së krye në veti nënshkroi marrëveshje koalicioni me VV-në në Vushtrri për balotazhin e 9 nëntorit.

Në një postim të gazetarit Lirim Mehmetaj, ku ky i fundit kërkonte përjashtimin e Xhafer Tahirit nga LDK-ja, ka komentuar vëllai i tij, Ahmet Tahiri me një gjuhë krejtësisht të papërshtatshme e banale.

“E para Lirim koalicioni është punë parimi nëse e kupton dhe e dyta duhet me pas ko** me përjashtu dikë prej partisë”, shkruan vëllai i Xhafer Tahirit.

Lidhur me koalicionin në Vushtrri, nga LDK kanë thënë se është bërë pa autorizimin e tyre.

Në komunikatën e lëshuar për media, LDK tha se ky veprim është i pa vlerë dhe do të marrin masa pas përfundimit të garës lokale.

E ndaj Ahmet Tahirit, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 10 tetor 2025 ngriti aktakuzë duke e ngarkuar me veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”. Tahiri akuzohet se përfitoi kundërligjshëm 309 mijë e 542 euro nga kompensimi i ndarë nga ministria për të dëmtuarin Xhabir Kajtazin, të cilin po e përfaqësonte në një procedurë të rritjes së vlerës së shpronësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *