• Sun. Oct 19th, 2025

Gara e ngushtë në Tetovë: VLEN në epërsi, AKI e ndjek me 37,84%

Bykfvanews

Oct 19, 2025

Koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë dy subjektet që kryesojnë garën për kryetar të Komunës së Tetovës në zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas rezultateve preliminare, kandidati i koalicionit VLEN, Bilall Kasami, është në epërsi me 47.23% të votave, që përkthehen në 15.129 vota.

Pas numërimit të 94 nga gjithsej 117 vendvotimeve, kandidati i AKI-së, Bajram Rexhepi, renditet i dyti me 37.84% ose 12.123 vota.

Për të siguruar fitoren në raundin e parë, kandidati duhet të marrë mbi 50% të votave të vlefshme.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, dalja e votuesve në Tetovë deri në orën 18:30 ishte 46.76%./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *