• Sun. Oct 19th, 2025

Bastisjet në veri për vrasjen e një zyrtari të EULEX-it, 7 persona shoqërohen në Polici

Bykfvanews

Oct 19, 2025

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka zhvilluar një operacion policor në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit, në kuadër të hetimeve për vrasjen një zyrtari të EULEX-it, A.S..

Sipas njoftimit zyrtar, janë bastisur nëntë lokacione – dy në Zveçan dhe shtatë në Zubin Potok – nën dyshimin për veprat penale “Rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to”, “Vrasje e rëndë” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Gjatë operacionit janë shoqëruar në polici shtatë persona, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Autoritetet kanë bërë të ditur se gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë dy armë zjarri, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente dhe pajisje elektronike të ndryshme.
Komunikatë e përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës:

Prishtinë, 19 Tetor 2025 – Në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëhejqen e Prokurorisë Speciale në bashkëpunim me Policinë, është zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit, në kuadër të një hetimi lidhur me vrasjen e zyrtarit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë ( EULEX ) A.S., me qëllim të verifikimit të informatave dhe identifikimit të mundshëm të provave relevante.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë kryer bastisje në dy (2) lokacione në Zveçan dhe në shtatë (7) lokacione në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:

– Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;
– Vrasje të Rëndë;
– Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Gjatë operacionit, i cili është mbështetur edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës, janë shoqëruar në Polici shtatë ( 7 ) persona, dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, gjatë zbatimit të urdhërit për bastisje, si një hap i rëndësishëm procedural në kuadër të një hetimi që është ende në zhvillim, janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale sikurse: dy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente, pajisje elektronike të ndryshme etj.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ritheksojnë përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të atyre që cënojnë sigurinë, ligjin dhe rendin në Republikën e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *