• Sun. Oct 19th, 2025

Gjilan: Numërohen 85.71% të votave nga Diaspora, kështu votuan për kandidatët për Kryetar

Bykfvanews

Oct 19, 2025

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), nga 5 prej 6 vendvotimeve me postë në Komunën e Gjilanit, aktualisht kur janë numëruar 85.71% të këtyre votave të diasporës, kandidati i VV-së për Kryetar, Alban Hyseni ka marrë 687 vota.

Në vend të dytë del të jetë Arbër Ismajli i LDK-së me 482 vota nga diaspora.

I treti është kandidati i PDK-së, Riad Rashiti me 122 vota dhe Nazim Gagica, kandidat i AAK-së ka marrë 20 vota.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë del të jetë e para aktualisht me kandidatin e saj, Alban Hyseni me 49.82%, Arbër Ismajli me 34.30%, në vend të tretë Riad Rashiti i PDK-së me 12.16% dhe në vend të katërt me 1.95% Nazim Gagica i AAK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *