• Sun. Oct 19th, 2025

Këta janë pesë kandidatët më të votuar për Asamble në Prishtinë

Bykfvanews

Oct 19, 2025

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave për Asamble komunale në Prishtinë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar me së shumit vota për Asamble me 28 mijë e 740 vota, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22 mijë e 198 vota, ndërsa Vetëvendosje ka dalë partia e tretë me vota për Asamble me 21 mijë e 302 vota.

Vendit e katër dhe të pestë e ndajnë AAK dhe Lidhja e Prishtinës.

KFVA ju sjell pesë kandidatët me të votuar për Asamble nga këto subjekte politike:

Lidhja Demokratike e Kosovës: Përparim Rama është kandidati më i votuar më 28 mijë e 740 vota, i ndjekur Bujar Gashi me 1 miëj e 304 vota, Bekim Gashi me 1 mijë e 187 vota, Milazim Vitija me 1 mijë e 166 vota dhe Fadil Aliu me 936 vota.

Partia Demokratike e Kosovës: Uran Ismaili ka fituar 22 mijë e 198 vota, i ndjekur nga Agron Canolli me 1 mijë e 112 vota, Leutrim Retkoceri me 882 vota, Lirik Musliu me 857 vota dhe Besianë Musmurati me 846 vota.

Lëvizja Vetëvendosje: Mrika Limani Myrtaj si bartëse e listës ka marrë 21 mijë e 302 vota, i ndjekur nga Gëzim Sveçla me 1 mijë e 534 vota, Jeta Bujari me 1 mijë e 175 vota, Berita Abazi Muhadri me 782 vota dhe Egzon Azemi me 716 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Bekë Berisha ka marrë 9 miëj e 886 vota, i ndjekur nga Kreshnik Smajlaj me 773 vota, Endrit Gashi me 681 vota, Yll Bogaj me 628 vota dhe Behar Gashi me 488 vota.

Lidhja e Prishtiëns: Fehmi Kupina si bartës i listës ka marrë 7 mijë e 356 vota, ndjekur ng a Betim Abdullahu me 383 vota, Kreshnik Sopi me 381 vota, Liridon Restelica me 344 vota dhe Nustret Stublla me 308 vota. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *