Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar sërish pas protestës mbarëkombëtare të mbajtur sot në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Grenell shkroi:
“Haga është jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ka bërë Jack Smith”, duke iu referuar ish-prokurorit special që ngriti aktakuzën ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.
Jack Smith kishte dhënë dorëheqje nga Prokuroria Speciale në nëntor të vitit 2022.
Sot në Tiranë u mbajt një protestë madhështore gjithëkombëtare, ku mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Grenell edhe më parë ka bërë thirrje për lirimin e Hashim Thaçit, duke e cilësuar burgimin e tij si të padrejtë dhe të papranueshëm.