Dy persona janë plagosur rreth orës 16:00 pranë Gjykatës Themelore në Pejë, më saktësisht në rrugën “Hasan Murati”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tutje ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim dhe se për këtë rast është një i dyshuar i cili është arrestuar.
“Njësitet kompetente, hetuesit dhe prokurori janë në vendngjarje dhe po merren me rastin”, tha ai.