• Wed. Oct 29th, 2025

Policia paralajmëron pjesëmarrje të lartë në protestën e sotme në Tiranë, bllokon qarkullimin tek Bulevardi i Ri për dy orë

Bykfvanews

Oct 17, 2025

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se sot do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në Bulevardin e Ri, shkaku i protestës së sotme që do të mbahet në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen në Hagë.

Përmes një njoftimi, Policia ka paralajmëruar pjesëmarrje të lartë në këtë protestë, teksa bllokimi do të zgjasë rreth 2 orë, shkruan Reporteri.net.

“Plane të posaçme veprimi janë hartuar dhe kanë nisur zbatimin, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tri aktiviteteve me pjesëmarrje të lartë, që do të zhvillohen në kryeqytet gjatë ditës së sotme dhe gjatë fundjavës. Planet synojnë gjithashtu të lehtësojnë trafikun, të orientojnë qytetarët dhe të garantojnë sigurinë publike. Në këtë kuadër, informojmë qytetarët se: -do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të tubimit të sotëm në sheshin “Skënderbej”, konkretisht prej orës 17:00 deri rreth orës 19:00”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpoliciashtetitshqiptar%2Fposts%2Fpfbid04sXkYD5mzdk9pNj6joMwtEKvsnsowAUoKnPCsBcRvjhYKeH2Jzrh97UwSJiQWkCnl&show_text=true&width=500

Bllokim të rrugëve do të ketë edhe gjatë fundjavës, shkaku i dy maratonave që do të organizohen, njëra të shtunën e tjetra të dielën.

Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për 24 orë.

Ndryshe, rreth 60 autobusë nga Kosova është paralajmëruar se do nisen drejt Tiranës.

“Unë jam UÇK” është moto e kësaj proteste, e cila do të fillojë në ora 17:00 në sheshin “Skënderbe”.

Një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Protesta është mbajtur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *