• Tue. Oct 28th, 2025

Përfundon numërimi i votave për Asamblistë në Gjakovë, pesëshja më e votuar nga secila parti

Bykfvanews

Oct 17, 2025

Në Gjakovë ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendin Komunal. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar rezultatet nga të 146 vendvotimet.

AAK renditet si parti e parë me 32.26 përqind, pasuar nga VV me 18.78 përqind dhe PDK me 15.49 përqind, shkruan Reporteri.net.

Nga lista e AAK’së, pesë më të votuarit janë:

ARDIAN GJINI – 11,789 Vota

FLAMUR FETAHAJ – 903 Vota

DURIM HALILAJ  – 646 Vota

FERDINAND KOLAJ – 589 Vota

ALBULENA KOMANI – 556 Vota

Tek Vetëvendosje, në krye të listës janë:

MIMOZA SHALA – 6,865 Vota

MUSTAFA DOMI – 424 Vota

NGADHNJIM DANA – 374 Vota

LEDIAN REXHA – 360 Vota

ALBI RUDI – 349 Vota

Në pesëshen e parë të PDK’së në këtë komunë renditen:

HAJDAR BEQA – 5,660 Vota

GANI HAJDARI – 892 Vota

EDON ZENELI – 508 Vota

ADELINA SHEHU KOLA – 412 Vota

HYSNI MUHADRI – 389 Vota

Ndërkohë, tek lista e LDK’së pesë të parët janë:

SHEFQET SHEHU – 4,583 Vota

SHKËMBIN RAMA – 505 Vota

JON BYTYQI – 488 Vota

KUJTIM GOLAJ – 354 Vota

ERION KAMERI – 225 Vota.

Në garën për kryetar komune, do të përballen në balotazh Ardian Gjini i AAK’së dhe Ardian Gola i VV’së.

Balotazhi mbahet me 9 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *