Ali Ahmeti, lideri i BDI-së dhe figurë kyçe politike në Maqedoninë e Veriut, ka dhënë një paralajmërim të fortë lidhur me vendimet e pritshme të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ahmeti tha se askush nuk mund të garantojë qetësi në rast të një dënimi, duke përmendur mundësinë e një revolte të pakontrollueshme nga shqiptarët.
“Askush nuk mund të japë garanci që njerëzit e pakënaqur, ata që kanë qenë në front me ta, nuk do të reagojnë. Nuk mund ta jap as unë këtë garanci”, deklaroi ai në Frontal.
Ahmeti gjithashtu e cilësoi aktakuzën ndaj UÇK-së si një fyerje të rëndë për mbarë kombin shqiptar, duke shtuar: “Të akuzosh UÇK-në si ndërmarrje kriminale është fyerje për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për Kosovën.”