Zgjedhja për kryetar të Komunës së Junikut do të vendoset në balotazh i cili do të mbahet më 9 nëntor.
Gara do të zhvillohet ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ruzhdi Shehut dhe kandidatit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Agron Kuqi, raporton KFVA.
Sipas të dhënave të KQZ-së Shehu ka arrit të siguroj 1 mijë e 1933 vota apo 47.91%, i ndjekur nga Kuçi më 1 mijë e 13 vota apo 40.68 %, ndërsa në vend të tretë është kandidati i VV-së më 281 vota apo 11.29%.
Por kandidati për kryetar të Komunës së Junikut nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fatos Shala ka regjistruar një rezultat të pazakontë.

Ai ka arritur t’i siguroj vetëm 3 vota apo 0.12%.

Kujtojmë se Shala dy ditë para zgjedhjeve lokale ishte tërhequr nga gara.
Këtë e kishte bërë të ditur kandidati Ruzhdi Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke treguar se kishte nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim politik dhe bashkëqeverisje./Periskopi
