• Thu. Oct 16th, 2025

Prokuroria nis hetimet, pas dyshimeve se në Junik votuan persona që s’janë banorë të kësaj komune

Bykfvanews

Oct 16, 2025

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, në qytetin e Junikut dyshohet se kanë votuar persona që nuk janë banorë të regjistruar në këtë komunë.

Lajmin për IndeksOnline e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, transmeton KFVA.

Nikçi deklaroi se kanë pranuar informata të shumta rreth kësaj çështjeje, me ç’rast kanë nisur hetimet.

“Me të pranuar informatat lidhur me pretendimet se kanë votuar persona që nuk janë banorë të komunës se Junikut, kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, Lumturije Vuçetaj, ka përpiluar shënim zyrtar dhe ka autorizuar prokurorin nga Departamenti i krimeve të rënda për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme” deklaroi Nikçi për IndeksOnline.

Nga 4,846 qytetarë me të drejt vote në këtë komunë, në zgjedhjet e së dielës morën pjesë 2 mijë e 519 votues.

Nga rezultatet preliminare në Junik, kryetari i komunës do të përcaktohet nga balotazhi ndërmjet LDK-së dhe AAK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *